Zyrtare: Milani kalon në duart e Elliott Management

Futboll

Zyrtare: Milani kalon në duart e Elliott Management

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 12:11
Milani

Klubi italian ka ndërruar përsëri pronarët.

Vjen edhe zyrtarizimi. Yonghong Lee nuk është më pronar i Milanit, pasi që nga sot klubi italian do të jetë në pronësi të Elliot Management Corporation.

Kjo mund të jetë një shpresë për klubin i cili është futur në telashe të mëdha pikërisht nga keq menaxhimi i ish-pronarëve kinezë, të cilët e kanë lënë Milanin në borxhe të mëdha. Elliot do të kërkojë blerës të rinj për Milanin ndërkohë që menjëherë ka shtuar kapitalin e klubit me 50 milionë euro.

“Pronësia dhe kontrolli i kompanisë që zotëronte shumicën e kapitaleve sociale të AC Milanit janë transferuar te fondi i administruar nga Elliott Advisors (UK) Limited (“Elliott”).

“Tani që ka marrë kontrollin, vizioni i Elliott për Milanin është i qartë: të krijojë stabilitet financiar dhe administrimi; të arrijë suksese në kohëzgjatje për Milanin duke nisur nga bazat, duke siguruar që klubi të kapitalizohet në mënyrë të përshtatshme; të ndiqet një model operativ i mbështetur dhe që të respektojë rregullat e UEFA-s në Financial Fair Play”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se për shkak të shkeljes së FFP, Milani është përjashtuar nga garat evropiane për dy vitet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat