Juventusi nuk ndalet, pas Ronaldos kërkon edhe Godinin

Futboll

Juventusi nuk ndalet, pas Ronaldos kërkon edhe Godinin

Më: 11 korrik 2018 Në ora: 12:47
Ronaldo

Kampionët e Italisë janë duke ndërtuar një skuadër tepër të fortë për sezonin e ri.

Juventusi ka bërë dje blerjen më të madhe në historinë e klubit, duke transferuar nga Real Madridi, Cristiano Ronaldon për 105 milionë euro.

Por, bardhezinjtë tani synojnë të përforcojnë edhe repartin e mbrojtjes.

Sipas gazetës Tuttosport e cila është e afërt me klubin torinez, objektivi i radhës është mbrojtësi i Atletico Madridit, Diego Godin.

Uruguaiani  ka kontratë me Atleticon deri në vitin 2019 dhe nëse nuk arrin marrëveshje për ta rinovuar atë, mund të largohet qysh këtë verë dhe Juve po përgatit ofertën që ta bind atë t’i bashkohet skuadrës së Massimiliano Allegrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat