Hajduku në Mitrovicë para 41 viteve

Futboll

Hajduku në Mitrovicë para 41 viteve

Nga: Kemajl Goca Më: 11 korrik 2018 Në ora: 16:26
Pamje nga një ndeshje e Trepçës në vitin 1977

Pjesa e 62-të (Trepça në elitën e futbollit ish jugosllav 1977-78):

Trepça nga Mitrovica kishte debutuar për mrekulli në dy javët e para në elitën e futbollit ish jugosllav, duke barazuar (1:1) në Mostar me Velezhin, pastaj në Mitrovicë triumfoi me 1:0 kundër Çelikut nga Zenica. Fillimi i mirë nuk vazhdojë në javët e radhës, ku me 28 gusht në Podgoricë pësuan humbje të thellë me rezultat 4:1 nga Buduçnosti, në kuadër të javës së 3-të. Humbje tjetër pësoi në Mitrovicë pikërisht me 31 gusht, nga Hajduku i Splitit me rezultat 3:2. Para 41 viteve pikërisht me 31 gusht skuadra me famë nga Kroacia zbarkoi në Mitrovicë dhe pas një ndeshje dramatike u kthye me dy pikë në Split. Nesër (me 12 korrik) do të lexoni për sfidën në Zagreb me Dinamon, në Mitrovicë me OFK Beogradin dhe në Beograd me Cërvena Zvezdën.    

Java 3

Me 27 gusht - 1977:

Partizani - Radniçki          1:0 (1:0)

Me 28 gusht

Borci (B)- NK Zagreb             4:0 (1:0)

Buduçnosti - Trepça 4:1 (2:0)

Çeliku - Vojvodina  2:1 (0:1)

Dinamo (Z) - OFK Beograd           4:2 (2:1)

Hajduku - Crvena Zvezda         0:0 (0:0)

Rijeka - Olimpia 1:0 (1:0)

Slloboda - Sarajeva           3:1 (2:0)

Velezhi - Osijeku             0:0 (0:0)

Java 4

Me 31 gusht

Crvena Zvezda - Dinamo (Z)        0:1 (0:1)

Sarajeva- Velezhi        4:2 (2:0)

Osijeku – Çeliku   0:0 (0:0)

NK Zagreb - Rijeka             2:1 (1:0)

Olimpia - Slloboda 1:2 (1:1)

Partizani - Borci (B) 3:0 (1:0)

Radniçki - OFK Beogradi  2:1 (1:0)

Trepça - Hajduku          2:3 (1:1)

Vojvodina – Buduçnosti 2:0 (1:0)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat