Fekir rihap bisedimet me Liverpoolin pas Kupës së Botës

Futboll

Fekir rihap bisedimet me Liverpoolin pas Kupës së Botës

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 10:02
Fekir dhe festa e tij në ‘stilin Messi’

Ylli francez, Nabil Fekir ka marrë dritën e gjelbër nga klubi i tij për të rihapur bisedimet me Liverpoolin, për një transferim të verës në Anfield.

Fekir ishte sensacion në sezonin e fundit në Ligue 1, duke shënuar shumë dhe bërë shumë asistime me Lyonin.

Paraqitjet e tij të mira ia siguruar ftesën e Francës për Kupën e Botës “Rusia 2018”, teksa shumë skuadra u interesuan për të.

Para disa javësh, Liverpooli kishte arritur marrëveshje me klubin dhe lojtarin, por në fund dështoi një transferim i tij në Angli.

Por, tani l Fekir ka një marrëveshje me Lyon për të rihapur bisedimet e gjigantin anglez, Liverpoolin.

Sipas mediumit The Mirror, një gjë e tillë do të ndodh vetëm pas përfundimit të Kupës Botërore.

21-vjeçari francez dëshiron një lëvizje në Anfield dhe gjithçka mund të ndryshojë nga, por Reds nuk do të kthehen në bisedime nëse kushtet e marrëveshjes nuk kanë ndryshuar që nga bisedimet e tyre të fundit.

Edhe presidenti i klubit francez ka deklaruar para disa ditësh së Liverpooli është klubi i ëndrrave për Fekirin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat