Kuqezinjtë ende janë nën emocionet e triumfit bindës - Bota Sot
Kuqezinjtë ende janë nën emocionet e triumfit bindës

Futboll

E martë, 18 shtator 2018

Kuqezinjtë ende janë nën emocionet e triumfit bindës

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 15:17
Emini

Pas ndeshjes së parë të raundit të parë eliminator të Champions League kundër The New Saints, kuqezinjtë ende janë nën emocionet e triumfit bindës ndaj kampionit të Uellsit.

Fitorja e 10-të europiane ishte në fakt triumfi i parë në një ndeshje të kualifikimeve të Champions League, fitorja më bindëse (5:0) në Europë, ndërsa realizimi i Izair Eminit në minutën e 14-të do të mbahet mend si goli i parë i Shkëndijës në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Mesfushori me tipare sulmuese  ishte ndër më të mirët në terren bashkë me autorin e katër golave Ibraimin, ndërsa përveç golit, Izo kishte edhe dy asiste që u realizuan nga Ibra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test