Chelsea shkarkon Conten - Bota Sot
Chelsea shkarkon Conten

Futboll

E martë, 18 shtator 2018

Chelsea shkarkon Conten

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 16:48
Chelsea shkarkon Conten

Chelsea shkarkon Antonio Conte-n pas muajsh të tërë spekulime.

Pasi ka fituar Premier League në vitin e parë në Angli, italiani vuajti të arrinte objektivat në sezonin e dytë.

Maurizio Sarri ka javë që përflitet për të qenë pasardhësi i tij – dhe mesa duket tani është çështje orësh që ai të konfirmohet si trajneri i ri të kaltërve.

Megjithëse Conte kishte filluar fazën përgatitore te Chelsea, ai tani duhet ta ndërpresë dhe të bëjë gati valixhet.

Kjo është hera e nëntë që Roman Abramovich do të paguajë një shumë të madhe për të larguar trajnerin. Conte do të fitojë 9 milionë euro nga ky shkarkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test