Barcelona ka qenë e shpejtë duke paguar 35 milionë euro...

Futboll

Barcelona ka qenë e shpejtë duke paguar 35 milionë euro...

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 18:34
Clement Lenglet

Mbrojtësi francez do të jetë përforcimi i radhës i katalanasve. Barcelona do të ketë përforcimin e dëshiruar në mbrojtje dhe është pikërisht Clement Lenglet të cilin e kërkonin tash e sa kohë.

Bisedimet me drejtuesit e Sevillas ishin të vështira pasi këta të fundit dëshironin të rinovonin me lojtarin për t’ia rritur klauzolën por Barcelona ka qenë e shpejtë duke paguar 35 milionë euro.

Lenglet ia ka bërë të qartë drejtuesve që dëshiron ekipin katalanas ndaj dhe refuzoi rinovimin dhe tashmë kalimi i tij te Barcelona mund të quhet i kryer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat