Partizani dështoi ndaj Mariborit - Bota Sot
Partizani dështoi ndaj Mariborit

Futboll

E diel, 18 nëntor 2018

Partizani dështoi ndaj Mariborit

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 19:35
Pamje nga ndeshja

Partizani nga Tirana është thyer dje me rezultatin 0:1, në “Selman Stërmasi”, në takimin e parë me Mariborin, i vlefshëm për rrethin e parë kualifikues të UEFA Europa League. Një disfatë e dhimbshme për të kuqtë, por që gjithsesi, për shkak të rezultatit të ngushtë, mban ende gjallë shpresat dhe ëndrrën e Partizanit. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Skënder Gega ka bërë një paraqitje dinjitoze, i ndëshkuar në një episod të vetëm, kur mbrojtja e “Demave të Kuq” gaboi. Një gabim në mbrojtje si dhe duke shpërdoruar dy raste për gol, i kanë kushtuar shtrenjtë Partizanit. Pikërisht në minutën e 49-të, pas një gabimi të mbrojtjes së Partizanit, ishte Bajde ai që ka dërguar topin në rrjetën e portës së mbrojtur nga kapiteni Alban Hoxha. Në disavantazh me një gol, të kuqtë nuk janë demoralizuar, përkundrazi kanë kërkuar golin e barazimit. Pikërisht në të 63’ të kuqtë kanë patur shansin më të mirë për të rikthyer ekuilibrat por Bardhi i vetëm në zonë ka gabuar në mënyrë fatale, duke shpërdoruar një rast të artë. Partizani nuk dorëzohet, por sërish në minutën e dytë shtesë kur Abdurrahmani ka goditur nga jashtë zone, është ndalur në limite nga portieri Handanovic, që ka mbajtur portën e Maribor të paprekur deri në vërshëllimën e fundit të arbitrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test