Gega: Kjo humbje e vështirëson patjetër kualifikimin - Bota Sot
Gega: Kjo humbje e vështirëson patjetër kualifikimin

Futboll

E martë, 18 shtator 2018

Gega: Kjo humbje e vështirëson patjetër kualifikimin

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 19:41
Gega: Kjo humbje e vështirëson patjetër kualifikimin

Edhe pse i mundur me rezultatin 1:0 në aventurën e tij të parë europiane që nga marrja e drejtimit të skuadrës së Partizanit, trajneri Skënder Gega, u shpreh i kënaqur me paraqitjen e të kuqëve përballë Maribor. Tekniku i të kuqëve vë theksin në kohën e shkurtër në dispozicion për të përgatitur këtë sfidë të rëndësishme, sikurse dhe vlerëson me superlative kundërshtarin.

“Kjo humbje e vështirëson patjetër kualifikimin. Gjithçka shkoi sikurse e kishim planifikuar, por Maribor është një kundërshtar shumë i fortë. Mendoj se koha shumë e shkurtër në dispozicion e vështirësoi disi pozitën tonë, pastaj jo të gjithë janë në 100% të formës së tyre. Presim një situatë tjetër. Mbase është një situatë më e favorshme për ne, edhe pse nuk përjashtojmë vështirësitë. Presim gjithashtu edhe ndonjë rekuperim. Do të shoh ndeshjen me shumë qetësi. Mendoj se sot kemi bërë më të mirën dhe shpresojmë për më shumë në ndeshjen e ardhshme”, deklaroi menjëherë pas përballjes me Maribor, trajneri i Partizanit, Skënder Gega.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test