Çfarë po ndodhë me Realin, tani Bale takohet me presidentin Perez - Bota Sot
Çfarë po ndodhë me Realin, tani Bale takohet me presidentin Perez

Futboll

E diel, 18 nëntor 2018

Çfarë po ndodhë me Realin, tani Bale takohet me presidentin Perez

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 20:48
Perez dhe Gareth Bale

E ardhmja e Gareth Bale në Real Madrid do të qartësohet gjatë javës së ardhshme derisa ai do të mbaj takime të drejtpërdrejta edhe me trajnerin e ri Julen Lopetegui.

Shumica e lojtarëve të Real Madridit do të kthehen në stërvitje javën e ardhshme – me Bale që është gati të mësojë se a do të jetë në planet e Lopeteguit, e ku pritet që të përgatiten për sezonin e ri në La Liga.

Siç raporton Sky Sports News, përfaqësuesit e Bale pritet që po ashtu të udhëtojnë në Madrid këtë javë ku do të diskutojnë me presidentin e klubit Florentino Peres për të ardhmen e uellsianit.

Reali është lidhur me kalimin e Neymar, Mappes dhe Eden Hazardit këtë verë. Megjithatë, ata do të mund ta humbasin Bale pas largimit të Ronaldos në Juventus.

Por sipas disa raportimeve në orët e fundit Manchester United ende e dëshiron Bale. Megjithatë, për momentin, ende nuk ka ndonjë bisedë me përfaqësues të lojtarit për një lëvizje të këtillë të mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test