Modric është mërzitur shumë për largimin e Ronaldos - Bota Sot
Modric është mërzitur shumë për largimin e Ronaldos

Futboll

E diel, 18 nëntor 2018

Modric është mërzitur shumë për largimin e Ronaldos

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 21:47
Modric dhe Ronaldo

Mesfushori i Kroacisë është larguar për një moment jashtë Botërorit për të dhënë mendimet e tij për largimin e njërit prej lojtarëve më të mirë të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka falënderuar Cristiano Ronaldon për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në klub derisa ai u largua për në Juventus.

Modric, i cili është kapiten i Kroacisë që do të luaj në finale të Botërorit të dielën, ka shprehur zhgënjimin e tij për largimin e portugezit.

“Dëshira e ime për Cristianon ishte të qëndronte. Ai është unik dhe është keq që është larguar”, tha para gazetarëve 32 vjeçari pas fitores në gjysmëfinale kundër Anglisë.

“E Kam falënderuar atë për gjithçka që ka bërë në Real Madrid. I dëshirojë të gjithë të mirat përjashto momentin kur luan kundër Madridit. 

Për momentin, Modric ka thënë se është i fokusuar për të ndihmuar Kroacinë që ta mund Francën dhe vendi i tij ta fitojë Botërorin për herë të parë.

Ish futbollisti i Tottenhamit është lavdëruar shumë nga trajneri Zlatko Dalic por ka thënë se nuk i intereson a do të jetë ai lojtari më i mirë i këtij Botërori.

“Nuk më intereson Topi i Artë, më të vërtetë”, tha Modric.

“Mendojë vetëm për finalen që ëndërrojë ta ngrit lart bashkë me shokët e mijë. Kjo është ajo që ne duam”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test