Kalimi te Juventusi, Cristianon e uron edhe mami

Futboll

Kalimi te Juventusi, Cristianon e uron edhe mami

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 10:29
Cristiano Ronaldo me nënën e tij, Dolores Aveiro

Festës për fillimin e një epoke të re në “perëndim” të karrierës së tij futbollistike, nuk i ka munguar as ajo që e ka sjellë në jetë.

Cristiano Ronaldo, të cilin jo më kot e quajnë “djalë mamaje”, ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një foto me të ëmën, Dolores Aveiro, me të cilën shihet teksa ndan gëzimin për aventurën e re te Juventusi, me nga një gotë vere në duar.

Fotoja përmban edhe një urim për kampionin e saj: Të uroj gjithë të mirat në aventurën tënde të re.

Ndërkohë, nuk mungojnë as fotot nga pushimet në plazhet e Greqisë, ku Cristiano po pushon pas eliminimit me Portugalinë nga Botërori i Rusisë.

Një tjetër foto tregon darkën që shtrohet buzë pishine me të gjithë familjen, miqtë më të mirë, e padyshim Georginën, që s’mund të mungonte.

Cristiano do të mbërrijë të hënën në Torino, ndërkohë që tifozët do të duhet të presin edhe pak kohë për ta parë në fushë me fanellën numër 7 bardhezi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat