Zyrtare: Eder transferohet në Kinë

Futboll

Zyrtare: Eder transferohet në Kinë

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 12:10
Eder

Sulmuesi italian është larguar nga Interi.

Klubi Jiangsu Suning që ka pronarë familjen Suning e cila po ashtu ka në pronësi Interin, ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit Eder nga zikaltërit.

Reprezentuesi italian është transferuar në Kinë për 5.5 milionë euro, ku edhe ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare.

Eder do të ketë një pagë prej 13 milionë eurosh në vit me marrëveshjen që ka arritur me Jiangsu.

31-vjeçari ka qenë pjesë e Interit që nga viti 2016, ku ishte transferuar nga Sampdoria.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat