Tjetër ganez për Tiranën

Futboll

Tjetër ganez për Tiranën

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 14:20
Tjetër ganez për Tiranën

Një tjetër lojtar nga kontinenti afrikan për Tiranën.Bardheblutë kanë zyrtarizuar afrimin më të fundit i cili është mesfushori Winful Cobbina. 26-vjeçari vjen nga kampionati ganez ndërsa në të shkuar ka luajtur edhe në Arabinë Saudite. Tirana bën me dije se ka arritur marrëveshjen me klubin ganez Heart of Oak që zotëronte kartonin e lojtarit, me Cobbinan që ka firmosur kontratë 3-vjeçare me Tiranën. Cobbina është një lojtar me cilësi shumë të mira dhe konsiderohet një vlerë e shtuar për mesfushën e 24-herë kampionëve. 26-vjeçari kërkohej në Afrikën e Jugut nga skuadra e njohur Kaizer Chiefs, ndërsa në janar ishte pranë transferimit në Danimarkë te Viborg, por marrëveshja nuk u arrit për shkak të vlerës së lartë që kërkonte klubi ganez për kartonin e lojtarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat