Pas paraqitjeve të mira në Botëror, Maguire kërkohet nga Manchester United

Futboll

Pas paraqitjeve të mira në Botëror, Maguire kërkohet nga Manchester United

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 14:28
Harry Maguire

Mbrojtësi anglez ka shkëlqyer gjatë këtij Kampionati Botëror.

Jose Mourinho dëshiron që fillimisht ta përforcojë fazën e mbrojtjes para se të kërkojë lojtarë në pozitat e tjera dhe duke parë vështirësitë për të arritur te Raphael Varane, trajneri portugez ka kthyer sytë te Harry Maguire. 

Një nga më të mirët me Anglinë këtë Botëror mbrojtësi 25-vjeçar është i lidhur me një kontratë të gjatë me Leicester City që e bleu verën e kaluar për 20 milionë euro dhe tani mund ta shesë tre herë më shumë, 60 milionë euro. 

Është kjo oferta që ka bërë Manchester United për mbrojtësin dhe dëshiron ta mbyllë sa më shpejt pasi afati kalimtar në Angli këtë verë mbyllet më 9 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat