Real Madridi del me njoftim zyrtar për Neymarin

Futboll

Real Madridi del me njoftim zyrtar për Neymarin

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 21:03
Neymar

Real Madridi për të dytën herë në tre javët e fundit ka dalur me njoftim zyrtar për spekulimet se Neymar do të transferohet te kjo skuadër.

Sipas skuadrës madrilene, kjo nuk do të ndodhë dhe se të gjitha janë spekulime.

“Përballë raporteve të vazhdueshme që e lidhin Neymar me kalimin te skuadra jonë, dëshirojmë të sqarojmë se klubi nuk ka ofruar dhe nuk do të bëj ofertë për Neymar. Të dy klubet gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe si të tilla nuk do t’i prishim. Nëse ne do të donim këtë transfer, do të ofroheshim për të biseduar me PSG’në” thuhet në njoftimin e Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat