Fjalët e para të Shaqës: Kam ëndërruar që një kohë të jem pjesë e kësaj skuadre

Futboll

Fjalët e para të Shaqës: Kam ëndërruar që një kohë të jem pjesë e kësaj skuadre

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 22:15
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka thënë fjalët e para si lojtar i Liverpoolit. Shaqa ka thënë se transferimin te Liverpooli e kishte dëshiruar që një kohë, por sot ishte kismeti.

“Kam ëndërruar që një kohë të jem pjesë e kësaj skuadre. Pata kërkuar shumë më parë të luaja në Liverpooll, por nuk ndodhi kjo. Jam tejet i lumtur dhe emocional që të luaj në një skuadër kaq të madhe. Është nder të jem nën urdhërat e një trajneri kaq të madh dhe prapa tifozerisë më të mirë në botë” ka thënë Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat