Xherdan Shaqiri i ka kryer me sukses testet mjekësore te Liverpoolit. Ylli kosovar me pasaportë zvicëriane ka braktisur përkohësisht pushimet për të iu nënshtruar testeve mjekësore.
Tashmë është publikuar edhe fotografia e parë pas arritjes së Shaqës në “Melwood” ku ka kryer testet mjekësore.
Prezantimi i tij pritet të ndodhë brenda pak minutash, ose në orët e para të ditës së nesërme.