Ronaldo nuk duron më, portugezi vendos të rikthehet në Madrid

Futboll

Ronaldo nuk duron më, portugezi vendos të rikthehet në Madrid

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 22:37
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo e ka mbyllur me pushimet e tij në Greqi, dhe është rikthyer në kryeqytetin e Spanjës, Madrid. Në fakt, nuk bëhet fjalë për një rikthim tek Reali, por vetëm një vizitë në qytet, për të marrë sendet e fundit personale, dhe për t’u përshëndetur me disa prej miqve të tij.

Pak minuta më parë, Ronaldo është ulur në aeroportin e Barajas në Madrid, por ndërkohë ditën e hënë, do të jetë në Torino, për t’u prezantuar zyrtarisht si lojtar i Juventusit. Por, të gjithë kanë filluar të blejnë bluzat e tij, dhe tifozët e Juves po e presin me padurim ta shohin nga afër, dhe ky udhëtim i tij i ka habitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat