A do të jetë Shaqa rezervist? Përgjigja fantastike e Jurgen Klopp

Futboll

A do të jetë Shaqa rezervist? Përgjigja fantastike e Jurgen Klopp

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 23:07
Jurgen Klopp dhe Xherdan Shaqiri

Jurgen Klopp ka thënë se Xherdan Shaqiri nuk është blerë për të përforcuar bankën rezervë të Liverpoolit, por për të rritur cilësinë në skuadrën e parë. Sipas trajnerit gjerman, Shaqiri nuk e meriton të jetë rezervist te asnjë skuadër evropiane.

“Shaqiri është një lojtar me personalitet të madh. E njoh shumë se si është zhvilluar si futbollist. E kam përcjellur kur ishte në Zvicër, veçanërisht sa ishte në Bundesliga dhe e admiroja shumë.

Është fantastike ta kem në skuadër sepse është lojtar që di të luaj në disa pozicione, dhe një nga to me siguri se ai do ta arsyetoj tek ne.

E patë në Kupën e Botës se çfarë personaliteti ka si futbollist. Tek ne do të përshtatet lehtë dhe do të bëjë ndryshime pozitive. Asnjëherë unë nuk kam transferuar futbollistë titullarë në skuadrat e tjera, për t’i lënë në bankën rezervë të skuadrës sime” ka thënë Klopp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat