Kur Shaqa ishte yll te Baseli, Mohamed Salah ishte lojtar amater!

Futboll

Kur Shaqa ishte yll te Baseli, Mohamed Salah ishte lojtar amater!

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 00:34
Shaqiri, Salah

Xherdan Shaqiri do të jetë në një skuadër me Mohamed Salah. Historia e të dy yjeve është e përbashkët pasi që të dy yjet fillet e karrierës i kanë të gjiganti zvicërian, Basel.

Madje, kur Xherdan Shaqiri ishte yll i Baselit, Mohamed Salah ishte fare i panjohur dhe po tentonte të dëshmonte veten te kjo skuadër.

Salah e kishte treguar veten në një ndeshje miqësore e zhvilluar mes Basel dhe Egjip U23. Shaqa e Salah kishin shënuar gola në këtë përballje e cila i kishte takuar skuadrës zvicëriane me rezultat 4-3. Pas kësaj ndeshje, Baseli e kishte marrë Salahun në prova.

Shaqiri ka treguar se kishte stërvitur tre herë me Salah, para se të transferohej në Bayern Munchen.

Pas largimit të kosovarit, Salah filloi të tregojë kualitetet e tij duke u shënudrruar në një talent me të ardhme të madhe.

Pikërisht Salah ishte ai që e plotësoi boshllëkun e largimit të Shaqës.

Gjashtë vite më pas, Shaqa e Salah janë bashkuar në një skuadër tjetër, në një nivel tejet të lartë, në formë kulminante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat