Juventus ka vendosur të mos bëjë një prezantim special për Cristiano Ronaldon.
Përforcimi më i shtrenjtë në histori të “Bianconerëve” dhe futbollit italian, të hënën do të prezantohet te skuadra e tij e re.
Por, Juventus nuk e ka shkelur traditën as për ardhjen e Ronaldos.
Në histori të klubit nga Torino, asnjë futbollist nuk ka marrë prezantim special.
Platini, Baggio, Zidane, Nedved, Buffon ose Higuain, andaj e njëjta do të vlejë edhe për Ronaldon.
Ronaldo do t’ju nënshtrohet testeve mjekësore gjatë ditës kurse nga ora 18:30 do të paraqitet në konferencë për media si futbollist i ri i Juventusit.