Real Madridi “shiti” 80 gola në vetëm një vit: Ronaldo, James…

Futboll

Real Madridi “shiti” 80 gola në vetëm një vit: Ronaldo, James…

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 13:59
Cristiano Ronaldo

Me transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi, Real Madrid shiti… një makinë golash. Largimi i tij është vazhdimi i një procesi të rrallë në llogarinë e rezultateve, që filloi verën e kaluar me shitjet e Morata, Mariano dhe James. Në total, në një vit, Real Madridi ka shitur 80 gola: 20 Morata, 11 James dhe 5 Mariano, në sezonin 2016-2017. Dhe tani shitet CR7, me 44 gola në sezonin e kaluar …Tani, largimi i Cristiano Ronaldos nënkupton patjetër rishikimin e planit të merkatos, në kërkim të atij lojtari, që mund t’i përafrohet produktit të portugezit. Në fakt, hendeku është më i madh se kaq. Real Madridi “investoi” në krijimin e një hendeku të tillë, duke larguar më parë Morata, James dhe Mariano. 80 gola në një vit, në mënyrë specifike.

Cristiano Ronaldo
Pa dyshim, humbja e CR7 shkakton një vrimë me përmasa të mëdha. Ishte tashmë e dukshme, në fillim të sezonit të kaluar, se një thatësirë e ??portugezit nënkuptonte një “zi buke” në ekip. Benzema dhe Bale, dy komponentët e tjerë të tridentit të sulmit, nuk dinin ta mbulonin këtë gropë. Hendeku i mbetur nga largimi i Ronaldos do të jetë i vështirë për t’u kompensuar, sepse askush në treg nuk ofron atë që ka dhënë portugezi: 50 gola mesatarisht për sezon. Rekordin e tij e pasqyron karakteri “grabitqar”: pas nëntë vitesh në Madrid, ai u largua si golashënuesi më i mirë në historinë e klubit të bardhë (450 gola në 438 ndeshje). Ronaldo e përfundoi si golashënuesi më i mirë në La Liga për tri sezone, shënoi më shumë se 50 gola në gjashtë vjet, është golashënuesi më i mirë në Champions. Pra, portugezi ishte një fabrikë, që ka punuar me kapacitet të plotë 24 orësh, edhe se Real Madridi e lejoi të largohej për 100 milionë euro. Klauzola e lirimit në kontratën e tij shte shumë më e shtrenjtë, por klubi i bardhë e shiti me një çmim që, duke pasur parasysh kontekstin e tregut, duket si ujdi…

Alvaro Morata
Ky reduktim në forcën e sulmit madrilen filloi verën e kaluar, kur Real Madridi hoqi dorë nga Morata, Mariano dhe James Rodríguez. Mes të treve, ata kontribuan me 36 gola në sezonin 2016-2017. Ata ishin pjesë e asaj që quhej “Njësia e Dytë”, por përfunduan duke shënuar gola me peshë. Morata, golashënuesi i dytë i sezonit 2016-2017 te “Los Blancos” (20 gola në 1872 minuta), vetëm pas Cristiano Ronaldos, u transferua te Chelsea për 80 milionë euro. Spanjolli u detyrua të qëndrojë në hijen e Benzema, që luajti rregullisht, pavarësisht nëse ishte i aftë fizikisht apo jo, pavarësisht se kishte shënuar më pak (19 gola). Në fund, Morata, i cili i dha Real Madridit 13 pikë me golat e tij, vendosi të shkojë në Premier League. Një vendim që, pas një viti, nuk shkoi siç pritej (ai shënoi vetëm 15 gola dhe qëndroi jashtë Kupës së Botës). Real Madridi e dinte pakënaqësinë e Morata dhe dëshirën e tij për t’u larguar. Përkundër kësaj, klubi më parë shiti Mariano te Olympique Lyon (8 milionë euro). Hispaniko-domenikani u shfaq në ekipin e parë me entuziazëm dhe uri. Ai shënoi pesë gola në vetëm 302 minuta, por Zidane dhe lojtari morën vendim se ishte më mirë për t’u rritur në një ligë si ajo franceze.

James Rodrigues
Duke mos i garantuar aktivizim të rregullt, klubi e bardhë e huazoi James te Bayern Munich. Kolumbiani, pikë referimi me Ancelottin dhe i zhdukur me Zidane, është një mesfushor që shënon shumë gola. Kjo është demonstruar në vitet e tij të bardha. Ai shënoi 36 gola në tri sezone për skuadrën nga ”Bernabeu”. Në të fundit, 2016-2017, ai realizoi 11 gola, çka e vendosi atë si golashënuesin e katërt të Real Madridit, pas CR7 (42), Morata (20) dhe Benzema (19).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat