Programi i ditës së prezantimit të Ronaldos nga Juventus

Futboll

Programi i ditës së prezantimit të Ronaldos nga Juventus

Më: 14 korrik 2018 Në ora: 14:30
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo prezantohet nga Juventus të hënën.

Cristiano Ronaldo bëhet gati për prezantimin e tij si futbollist i ri i Juventusit.

Sulmuesi portugez ka arritur marrëveshje për transferim nga Real Madrid te skuadra kampione nga Serie A.

Të hënën pritet të mbërrijë në Torino për të filluar ditën e testeve mjekësore dhe prezantimit para mediave.

Ronaldo do të mbërrijë në aeroportin e Torinos në Caselle rreth orës 10:00.

Më pas ai do t’i fillojë testet mjekësore në J Medical në ora 11 e 30.

Në ora 16:00 do ta bëjë një vizitë tek Continassa para se të paraqitet në konferencë për media në  sallën Agnelli ose Boniperti.

Në mbrëmje do të rikthehet në Greqi për t’i vazhduar pushimet e verës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat