KF Shkëndija në Osuestry për rezultat pozitiv

Futboll

KF Shkëndija në Osuestry për rezultat pozitiv

Nga: Shaban Sinani Më: 15 korrik 2018 Në ora: 15:11
Shaban Sinani dhe Armend Alimi

Shkëndija nga Tetova të martën do të zhvillojë ndeshjen e kthimit përballë skuadrës së The New Saints në Uells. Duke pasur parasysh fitoren e thellë 5:0 në ndeshjen e parë në Shkup, Shkëndija ka udhëtuar me një komoditet për këtë ndeshje, ashtu që vetëm çudia duhet ndodhur që “kuqezinjtë” nga Tetova të eliminohen. Para  udhëtimit në Osuestry të Uellsit, Shkëndija të shtunën para dite zhvilloi seancën e rregullt stërvitore në stadiumin e Reçicës. Kapiteni Armend Alimi për Art Channel, theksoi se në këtë ndeshje  kuqezinjtë do të luajnë pa asnjë ngarkesë duke marrë parasysh  rezultatin pozitiv nga ndeshja e parë.  “Jemi të kënaqur  së pari  me  rezultatin edhe pse  loja ka vend për përmirësime. Domethënë kemi analizuar mirë lojën e parë,  shkojmë atje sikur hyjmë në ndeshjen e parë, normal ne duhet respektua kundërshtarin.

Mendoj se kjo atmosferë pozitive do të vazhdoj vetëm me fitore, përndryshe  nuk është mirë për ekip. Shpresoj, domethënë të paraqitemi sa më mirë dhe me një rezultat pozitiv, fitore”  deklaroi  Armend Alimi kapiten i KF Shkëndija. Shqipërim Taipi pas një viti në huazim në Shkup dhe Prishtinë  përsëri është kthyer në ekipin kuqezi dhe ishte titullar në ndeshjen e parë kundër TNS në Shkup, që përfundoi me fitoren e  thellë 5:0. Ai mendon se në ndeshjen kthyese do të luajnë pa asnjë ngarkesë dhe shpreson përsëri të korrin sukses.  “Presim një rezultat  pozitiv, të gjithë e dimë se kemi f fituar 5:0, dhe atje mendoj se duhet të shkojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë kështu të luajmë. Mendoj se prapë do të bëjmë rezultat pozitiv”,- tha Taipi.

Image

Shaban Sinani dhe Shqipërim Taipi

Sipas trajneri Qatip Osmani, në formacionin e Shkëndjes krahasuar me at nga ndeshja e parë mund të ketë dy-tre ndryshime për t’u dhënë rast futbollistëve të ri. Ndërsa sipas të gjitha gjasave në formacion nuk do të jetë autori i katër golave Besart Ibraimi i cili meriton pushim, për këtë definitivisht do të vendoset para ndeshjes. Ndeshjen në stadiumin “Park Hall” në Osuestry do të referojnë arbitrat çek me në krye Pavel Orel dhe ndihmësit e tij Petr Bllazhej dhe Petr Caletka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat