Me la përshtypje të thellë letra e Daliçit!

Futboll

Me la përshtypje të thellë letra e Daliçit!

Nga: Fetah Veliu Më: 15 korrik 2018 Në ora: 16:16
Fetah Veliu

Debate

Me la përshtypje të thellë, letra e "shkruar" nga përzgjedhësi i përfaqësueses kroate Zlatko Daliç, drejtuar opinionit kroat, rreth përkrahjes së përfaqësueses që ai drejton, vlerave humane që prezanton një sportist, të karakterit të një trajneri të kompletuar, të gjendjes sociale dhe ekonomike në vendin, shtetin e tij dhe të influencës, tendencave të përvetësimit të politikës nga rezultatet kulminate të sportistëve në arenën botërore, me personalizimit të politikanëve dhe zyrtarëve qeveritar me "atributet e tyre" gjoja të meritave të tyre në investime, në ngritjen, zhvillimin dhe afirmimin e sportit!

Daliçi, përzgjedhësi i përfaqësueses kroate, ne letrën e tij drejtuar opinionit kroat, bënë thirrje për përkrahje të sportit dhe sportistëve, për kontributin pa interesa personale dhe politike të oponenteve politik, të lidershipit shtetërore dhe partiakosportiv, që të mos infiltrohen dhe përvetësojnë meritat e të tjerëve sidomos të sportistëve, gjersa për ta shumë pak është bërë, investuar dhe marrë në konsideratë nga politika dhe oponentet e saj. Daliçi, në letrën e tij, kërkon respektim për sportistët, kujdes të politikanëve për investimet e duhura në ekonomi, kulturë dhe në sport.

Tërheq vërejtjen, edhe të marrjes në konsideratë të respektimit të vlerave profesionale, të trajnerëve dhe punëtorëve sportiv, që të jenë në misionin e tyre të drejtë, të zhvillimit, avancimit dhe kontributit në rend të parë të veprimtaria që drejtojnë dhe të emancipimin, edukimin dhe trajtimin profesional të sportistëve të rinj dhe profesionit që ushtrojnë...

Daliçi, duke marrë të kaluarën nëpër të cilën ka kaluar kombi i tij, të gjendjes të rënduar momentale ekonomike, të gjendjes së rënduar sociale dhe arsimore në vendin e tij, drejton gishtin kah politika dhe qeveria e tij, që të ndërrojnë qasjen e interesit publik dhe kombëtar para atij personal dhe politik, gjë që kjo dukuri është dhe po ndodh, gati në të gjitha vendet postkomuniste dhe ato të Iliridës, edhe të shtetet shqiptare! Mesazhi i përzgjedhësit kroat, Daliç, justifikon sukseset e arritur të përfaqësueses kroate, përkundër investimeve të pakta në sport, përkundër demografisë së vogël që posedon një komb, por mbi të gjithash dëshirës së madhe për arritje, për përfaqësim dinjitoz dhe triumf të një kombi të vogël, por të madh përmes sportit, paraqet arritje më të madhe historike, që nuk mundet të arrij asnjë monedhë monetare, e as edhe 100, e 1000 politikan të bërë bashkë nëpër kongrese, e dreka e darka....

Ja sa vlerë madhore, përfaqësuese dhe në arritje ka sporti dhe një sportist në afirmimin e shtetit dhe kombit që i takon! Për këtë mesazh të drejtuar opinionit kroat dhe të gjithë opinionit botërore dhe atij shqiptar, dëshmon publiciteti me përmasa botërore, globale të arritjeve në Kampionatin Botërorë të futbollit në Rusi 2018!!!

Autori është trajner i mirënjohur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat