Real Madridi kërkon 90 milionë euro për Kovacicin

Futboll

Real Madridi kërkon 90 milionë euro për Kovacicin

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 18:06
Mateo Kovacic

Skuadra e madhe spanjolle, Real Madridi, ka zbuluar çmimin që kërkon për yllin kroat, Mateo Kovacic.

Kovacic u transferua në vitin 2015 tek Real Madridi nga Interi për një shifër të raportuar mbi 30 milionë euro.

Mesfushori kroat ka zhvilluar 109 paraqitje me Mbretërit duke shënuar edhe tri gola, por pa arritur të zë një vendi titullari tek spanjollët.

Angazhimi si zëvendësues në shumicën e kohës ka bërë që Kovacic të mendoj largimin nga Bernabeu dhe kështu nuk mungojnë skuadrat e interesuara.

Sipas mediumit britanik Daily Star, Manchester City ka shënjestruar mesfushorit e Realit, Kovacic, pasi humbi garën për Jorginhon.

Megjithatë, Real Madrid ka vendosur një çmim të lartë për kroatin dhe do të shesë atë vetëm nëse kërkesa e tyre plotësohet.

Mbretërit nuk do ta lirojnë Kovacicin pa u paguar çmimi prej 80 milionë funtesh apo  90.5 milionë eurosh.

Për yllin kroat interesim kanë shprehur edhe Interi e Juventusi në Serie A, ndërsa në Ligën Premier pëlqehet nga Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat