Barcelona ia cakton çmimin Minas, dëshiron të fitojë shumë nga kolumbiani

Futboll

Barcelona ia cakton çmimin Minas, dëshiron të fitojë shumë nga kolumbiani

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 00:06
Yerry Mina ka shkëlqyer me Kombëtaren e Kolumbisë në Rusi.

Yerry Mina ka qenë njëri nga mbrojtësit më të mirë në Kampionatin Botëror.

Qendërmbrojtësi i Barcelonës ka shkëlqyer me Kombëtaren e Kolumbisë në Rusi.

Barcelona e kishte blerë në janar për vetëm 12 milionë euro dhe synonte ta shiste atë gjatë verës.

Katalunasit i kishin caktuar çmimin e largimit prej 15 milionë eurove Minas.

Por falë paraqitjeve fantastike në Kampionatin Botëror, çmimi i Minas është rritur dukshëm.

Barcelona ka vendosur ta shesë mbrojtësin, por tani po kërkon së paku 40 milionë euro.

E ardhmja e kolumbianit duket se do të jetë në elitën e futbollit anglez.

Manchester City, Manchester United, Everton dhe Newcastle United janë skuadrat që po duan shërbimet e lojtarit.

Tani Barcelona po pret ofertën më të lartë për ta lënë të lirë lojtarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat