Firmino apo Cher? Ylli brazilian bëhet “platin”

Futboll

Firmino apo Cher? Ylli brazilian bëhet “platin”

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 06:38
Roberto Firmino

Sulmuesi i Liverpool Roberto Firmino ka vendosur të ndryshojë stil flokësh dhe ka zgjedhur një ngjyrë tepër interesante.

Braziliani, i cili aktualisht është duke shijuar pushimet pas Kupës së Botës, është përfolur shpeshherë për dhëmbët e bardha por tani ka vendosur të zbardhë edhe pjesën e sipërme të kokës.

Ai ka shfrytëzuar mediat sociale për të treguar stilin e ri, dhe flokët platin për shumë mund të duken të tepërta, por jo për sulmuesin e Liverpool.

Ai ka treguar foto para dhe pas lyerjes.

Brazili i tij është eliminuar nga Belgjika në çerekfinalen e Botërorit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat