Hajduku i Splitit “peshkon” te Tirana

Futboll

Hajduku i Splitit “peshkon” te Tirana

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:22
Migen Memelli

Akademia e Tiranës vazhdon të prodhojë talente. Nuk janë të paktë lojtarët që po transferohen jashtë vendit. Të njëjtin fat mësohet se do të ketë Kristi Malo, lojtar i U17 së drejtuar nga Migen Memelli. Qendërmbrojtësi, i cili luan edhe për moshat e Shqipërisë, ka marrë zyrtarisht ftesë nga Hajduku i Splitit.

Prej ditës së djeshme dhe deri më 15 gusht do të stërvitet te gjigantët kroatë. Nëse gjithçka shkon mirë dhe kalon provën, mund të flitet edhe për firmë, prej së cilës do përfitonin edhe bardheblutë. E njëjta situatë vlen edhe për Arlis Shalën, portier i Teutës U-19. Edhe ai do të provohet për një muaj, njësoj si Malo. Janë vetë mediat kroate që raportojnë këtë lajm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat