Skandal i ri në Itali, klubet e Serie A rrezikojnë përjashtimin

Futboll

Skandal i ri në Itali, klubet e Serie A rrezikojnë përjashtimin

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Një lajm aspak pozitiv që është duke qarkulluar në mediat italiane ka tronditur Serinë A.

Dy klube rrezikojnë përjashtimin nga elita e futbollit italian.

Dy klubet që mund të përjashtohen janë Chievo dhe Parma.

Chievo akuzohet për vlerësime fiktive në bilanc, ndërsa Parma për tentativë manipulimi të ndeshjes.

Prokuroria e Federatës Italiane ka bërë gati kërkesën për dënime të rënda dhe Palermo dhe Crotone janë 2 klubet që përfitojnë në rast se Chievo dhe Parma përjashtohet. 

Mësohet se procesi do të zhvillohet nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat