Debutim i tmerrshëm i Buffon me PSG

Futboll

Debutim i tmerrshëm i Buffon me PSG

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 13:52
Buffon

Ndeshje për t’u harruar ka qenë paraqitja e parë e Buffon me fanellën e PSG.

Ish-portieri i Juventusit ka luajtur në pjesën e parë të ndeshjes miqësore kundër Chambli, skuadrës që është pjesë e Ligës së Tretë franceze, duke shkaktuar një penallti dhe pësuar dy herë.

Që në minutën e 6-të, italiani ka pësuar një gol dhe më pas në të 36-ën.

Në këtë ndeshje testuese, parisienët që kishin hedhur në fushë shumë lojtarë të rinj, kanë humbur me rezultatin 4-2.

Në vijim, parisienët kanë në program një ndeshje miqësore kundër Bayernit më 21 korrik, ku grupi pritet të jetë edhe më i kompletuar dhe shumë futbollistë të jenë kthyer në skuadër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat