Renova përballet me Skënderbeun

Futboll

Renova përballet me Skënderbeun

Nga: Shaban Sinani Më: 16 korrik 2018 Në ora: 15:06
Lojtarët e Renovës

Në kuadër të përgatitjeve për kampionatin e ri 2018/19 në Ligën e Parë të  futbollit vendor, skuadra e Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, vazhdon përgatitjet e fazës së dytë në Ohër. Ekipi krahas seancave të rregullta stërvitore sipas plan-programit të stafit teknik me në krye Jeton Beqirin, zhvillon edhe ndeshje  kontrolluese. Kështu që pas ndeshjes me Labunishtën, ekipi  të martën me  fillim në ora 18:00,  në stadiumin e Korçës, do të përballet me Skënderbeun kampionin e Shqipërisë.

Ndeshja në fjalë është një rast i mire që trajneri Beqiri  t’ju jep rast  të  gjithë futbollistëve  që ka në  disponim  në  veçanti  futbollistëve  të cilët janë prurjet e afatit kalimtar veror. Me  angazhimin e Stojançe Velinovit  i cili  në fakt pas një viti sërish i është bashkangjitur ekipit në përgatitje. Pra, Renova në këtë afat kalimtar ka angazhuar këto futbollist: Fisnik Zukën, Miran Maksutin, Ylber Beqirin, Aleksandar Ristevskin, Nikolla Pantoviq, Emran Rramadanin, Alban Sulejmani dhe Stojançe Velinov nga ekipi i Rabotniçkit.

Ekipi deri në më 22 korrik kur e përfundon  këtë faze të pëgatitjeve do të zhvillon  edhe një kontrolluese me ekipin Struga Trim Lum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat