Zviceranët referojnë sfidën Prishtina-Fola

Futboll

Zviceranët referojnë sfidën Prishtina-Fola

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 16:31
Zviceranët referojnë sfidën Prishtina-Fola

Klubi i futbollit Prishtina përgatitet për takimin e kthimit (e enjte në orën 19.00, në Mitrovicë) kundër skuadrës nga Luksemburgu, Fola Esch. “Janë caktuar gjyqtarët e ndeshjes kthyese të raundit të parë Europa League ndërmjet Prishtinës dhe Fola të Luksemburgut. Ndeshjen do ta gjykoj katërshja e gjyqtarëve nga Zvicra të prirë nga Urs Schnyder, Jan Kobeli, Efe Kurnazca dhe Alain Bieri. Ndërsa delegat i ndeshjes është danezi, Steen Michael Dahrup. Ndeshja e parë është mbyllu pa gola, 0:0 dhe Prishtinën në raundin e dytë kundër Genkut e kualifikon vetëm fitorja, ndërsa çdo barazim tjetër, përveç 0:0 që e dërgon në vazhdime, e eliminon nga kualifikimet”, bëhet e ditur nga FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat