Shkëndija në Uells

Futboll

Shkëndija në Uells

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 17:34
Shkëndija në Uells

Shkëndija nga Tetova gjendet në Osuestry të Uellsit ku të martën nga ora 20:00 (koha lokale në Britani) zhvillon ndeshjen e kthimit të xhiros së parë të Champions League kundër The New Saints.

Ekspedita kuqezi mëngjesin e të dielës ka udhëtuar drejt Uellsit për revanshin e raundit të parë eliminator të Champions League. Me fluturim nga Selaniku drejt Mançesterit, kuqezinjtë pasdite kanë mbëritur në vendin Osuestry të Uellsit ku të martën luajnë takimin e dytë me kampionin e këtij vendi, The New Saints. Ekipi është i kompletuar dhe mungesa e vetme është Besmir Bojku i lënduar gjatë fazës përgatitore në Slloveni. Futbollistët tjerë janë në dispozicion të stafit teknik dhe pas seancës së nesërme stërvitore (e hënë ora 19:00) trajneri Osmani pritet të vendosë për formacionin me të cilin do të nisë takimin e kthimit me The New Saints ndaj të cilëve kuqezinjtë bartin epërsi 5:0 nga ndeshja e parë. Paraprakisht në orën 18:30 para mediave do të paraqiten trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat