Zyrtare: Daley Blind transferohet te Ajaxi

Futboll

Zyrtare: Daley Blind transferohet te Ajaxi

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 00:09
Daley Blind

Manchestrer United ka rënë dakord për ta shitur mbrojtësin Daley Blind.

Klubi anglez ka hequr dorë nga shërbimet e holandezit, i cili është transferuar se skuadra e Ajaxit.

Kjo e fundit ka pranuar që të paguajë një rekord shume që kap shifrat mbi 19 milionë euro.

“Manchester United ka rënë dakord me Ajax për transferimin e Daley Blind. Një njoftim i mëtejshëm do të bëhet në kohën e duhur”, shkruan shkurtimisht në njoftimin e klubit anglez

Futbollisti 28-vjeçar bëhet nënshkrimi i ri i klubit holandez, i cili e rikthen në gjirin e vetë pas katër vjetëve kur u transferua nga trajneri atëbotë i Unitedit, Louis van Gaal.

Blind ishte lënë jashtë skuadrës së Unitedit për turneun para sezonit të SHBA, duke sinjalizuar se tashmë do të largohet prej Djajve të Kuq.

Theksojmë se mbrojtësi i krahut të majtë ka pasur 90 paraqitje për klubin anglez gjersa ka shënuar katër gola në të gjitha garat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat