Real Madrid zgjedh super portierin e ri

Futboll

Real Madrid zgjedh super portierin e ri

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 07:55
Thibaut Courtois

Real Madrid dëshiron të sjellë portierin e ri nga Premierliga.

Real Madrid ka identifikuar portierin e ri.

“Marca” shkruan se klubi nga Santiago Bernabeu ka vendosur të paraqesë ofertë për transferimin e portierit të Chelseat, Thibaut Courtois.

Reprezentuesi belg u shpall portieri më i mirë në “Kampionatin botëror 2018”, dhe ka bindur Real Madridin për ta tentuar blerjen e tij, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Courtois ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin në Chelsea por besohet se mund të jetë i interesuar të rikthehet në La Ligë ku luajti me sukses në Atletico Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat