Milan rrit interesimin për superyllin e PSG-së

Futboll

Milan rrit interesimin për superyllin e PSG-së

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 09:21
Ilustrim

Kërkimi për sulmuesin e nivelit më të lartë mbetet motivi i merkatos së Milan dhe pikërisht gjatë orëve të fundit ka shpërthyer ideja e çmendur, ajo për Edinson Cavani.

“Matador” mund të largohet nga PSG, sidomos, nëse aty do të qëndrojnë që të dy, si Kylian Mbappé, por mbi të gjithë Neymar, e ardhmja e të cilit nuk duket aq e afërt me Madridin.

Sulmuesi uruguaian mund të jetë një prej futbollistëve të dobishëm që PSG të mund të arkëtojë dhe të rifutet në kornizat fiskale të FIFA-s, të vendosura përmes Fair Play Financiar. Një operacion që për Milan shihet si i vështirë, por jo i pamundur. Do të shërbente një shitje e dyfishtë, dhe emrat janë ata të Bonucci e Donnarumma.

Me lamtumirat e tyre Milan do të arkëtonte afërsisht 80 milionë euro dhe do të investonte rreth 45-50 milionë për kartonin e “Matador”, ndërsa paga e tij do të mbulohej nga kursimet e pagave të Bonucci e Donnarumma, rreth 13 milionë euro të kursyera në vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat