Seferi në Winterthur

Futboll

Seferi në Winterthur

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 17 korrik 2018 Në ora: 11:02
Taulant Seferi

Taulant Seferi është huazuar një vit nga ekipi i Young Boys të Bernës te FC Winterthur në ligën e dytë të Zvicrës. Kjo i bie se mesfushori kumanovar dhe kapiteni i U-21 të Shqipërisë ka mbetur në Zvicër, porse ka ndërruar vetëm skuadrën. Afrimi i tij është bërë me miratimin e tre palëve, ndërsa Seferi është promovuar si futbollist i ri i kësaj skuadre.

“Jam huazuar për një vit, respektivisht deri në verën e vitit 2019. Unë shpresoj të kem një sezon të sukseshëm”, – deklaroi Seferi. 21-vjeçari, së fundmi është aktivizuar me Wohlen, po në Zvicër, ku në disa ndeshje shënoi gola të bukur. Ylli i ri i shqiptar shkoi te Yong Boys në vitin 2015, nga Rabotniçki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat