Sulmuesi argjentinas mund të largohet nga “Zonja e Vjetër”, gjatë kësaj vere.
Ardhja e Cristiano Ronaldos te Juventusi ka hapur dyert për sulmuesin argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili para përfundimit të sezonit cilësohej nga drejtuesit e Juventusit si i pashitshëm.
Tani gjërat kanë ndryshuar dhe te Juve planifikojnë që me shitjen e Higuain, të barazojnë bilancet pas blerjes së Ronaldos.
Për të rimbushur arkën, kushtëzim edhe nga Fair Play financiar, Higuain është i pari që del në shitje, por nuk është i vetmi.
Mbrojtësi 23-vjeçar Daniele Rugani duket se do të jetë i sakrifikuari tjetër për Ronaldon.
Për të dy futbollistët ka shprehur interesim Chelsea.