United prezanton fanellën e sezonit të ri, është më e shtrenjta e historisë

Futboll

United prezanton fanellën e sezonit të ri, është më e shtrenjta e historisë

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 14:20
Fanella e re e Adidas shënon 140 vjetorin e themelimit të klubit dhe është inspiruar nga emri origjinal

Manchester United ka zbuluar fanellën më të shtrenjtë të historisë e cila do të kushtojë 215 euro.

Tifozët kanë reaguar jo mirë nga çmimi i fanellës së re. Vetëm fanella do të kushtojë 130 euro, pantallonat 50 euro ndërsa çorapet 35 euro.

Disa tifozë kanë kritikuar dizajnin e ri nga Adidas, duke thënë se është një nga më të shëmtuarit. Gjithsesi, kishte edhe mbështetës të United që e kanë pëlqyer.

Fanella e re e Adidas shënon 140 vjetorin e themelimit të klubit dhe është inspiruar nga emri origjinal.

Ka një grafikë që i bën referencë shinave të trenit, ashtu siç e ka pasur emrin në fillim United, Newton Heath (Lancashire and Yorkshire Railway) Cricket ahd Football Club.

Klubi në fillim ka luajtur ndeshje ndaj kompanive të tjera të trenave përpara se të regjistrohej në Kategorinë e Parë Anglieze më 1892. Në vitin 1902 është ndryshuar emri në Manchester United.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat