Se Vushtrria nuk e ka ndërmend të ndalet, e konfirmon marrëveshja e rradhës me dy futbollistët e saj, Besart Veseli dhe Dior Zabërgja.
Këto dy përforcime të sotme të klubit nga qyteti më i vjetër i Kosovës dhe ato të mëparshmet flasin për një konsolidim të vazhdueshëm të “FORCA-së”.
Ata kanë shfrytëzuar faqen zyrtare të rrjetit social “Facebook”, për t’a konfirmuar marrëveshjen.
Më poshtë e keni postimin e plotë:
“Zyrtare: Ju njoftojmë se posa u përmbyll marrëveshja me dy futbollistët tanë
Besart Veseli dhe Dior Zabergja vazhdojn kontratën me klubin [????] edhe për një vit!
Ne i deshirojmë suksese në paraqitjet e tyre dhe atë që secili prej nesh e pret Rikthimin në superligen e Kosovës!