Zidane në Juventus?

Futboll

Zidane në Juventus?

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 15:37
Zidane në Juventus?

Ish-trajneri i Real Madrid Zinedine Zidane pritet të nënshkruajë me Juventus si një konsulent i drejtorit aktual të futbollit këtë tetor, sipas raportit të Liberad Digital.

Nëse lajmi është i vërtetë, karriera e Zidane do të merrte një drejtim tjetër. Ai është shprehur se nuk do të trajnojë këtë sezon dhe mesa duket do ta mbajë premtimin.

Zidane ka kaluar një periudhë të rëndësishme të karrierës së tij tek Juventus, megjithëse ishte te Real Madrid ku ai shkëlqeu në nivelet e larta deri kur u tërhoq nga futbolli më 2006.

Zidane nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për Zonjën e Vjetër dhe do të ishte dakord të pranonte një rol ndryshe nga ai që kishte në Madrid.

Do të ishte një post pa shumë përgjegjësi teksa Juventus pritet të mbajë Massimiliano Allegri-n, i cili ka bërë një punë të madhe gjatë viteve të fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat