Wenger: 22 vite tek Arsenali ishin një gabim

Futboll

Wenger: 22 vite tek Arsenali ishin një gabim

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 16:35
Wenger

Ish-trajneri i “Topçinjve” është penduar që ka qëndruar gjatë në stolin e londinezëve.

Arsene Wenger pranon që ka gabuar duke qëndruar për më shumë se dy dekada si trajner i Arsenalit dhe se ndonjëherë është ndjerë si i burgosur.

Francezi i ka dhënë fund aventurës me klubin nga Londra, pas 22 vitesh të kaluara si trajner i tyre.

I pyetur se cili ka qenë gabimi i tij më i madh në karrierën si trajner, Wenger është përgjigjur: “ Ndoshta qëndrimi im prej 22 vitesh në të njëjtin klub. Unë jam një njeri që kam dëshirë të shëtis shumë, por më pëlqejnë edhe sfidat. Kam qenë një i burgosur i vetes”.

Në vendin e Wenger, Arsenali ka zgjedhur Unai Emeryn i cili tashmë ka nisur punën me “Topçinjtë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat