Futbollisti i mirënjohur anglez, Wayne Rooney, mendon se Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo. Ish futbollisti i Manchester Utd, Rooney, që po vazhdon karrierën në Ligën e futbollit amerikan përkatësisht në ekipin D.C. United, tregon arsyet pse Messi është më i mirë se Ronaldo, që shkoi në Juventus. “Messi është më i miri”, ka thënë Rooney. “Mendoj se e kam thënë më parë, por me shumë mundësi ata janë lojtarët më të mirë në histori të futbollit. Në sytë e mi, mendoj se Messi është më i madhi i të gjitha kohërave”, tha Rooney. Rooney dhe Ronaldo kanë luajtur së bashku për pesë sezone te Manchester Utd, kanë fituar tri Premier League dhe një Champions League.