Champions League/ Kukësi i reziston Vallettas, e mbyll në barazim pjesën e parë

Futboll

Champions League/ Kukësi i reziston Vallettas, e mbyll në barazim pjesën e parë

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 19:09
Valleta dhe Kukësi

Kukësi po luan takimin e kthimit ndaj Vallettas, i vlefshëm për raundin e parë kualifikues të Champions League. Momentalisht është mbyllur pjesa e parë dhe rezultati i takimit është 0-0. 

Një 45 minutësh i dominuar kryesisht nga vendasit që synonin të kalonin në avantazh sa më shpejt të jetë e mundur, ndërkohë që verilindorët nuk arritën të dilnin për asnjë moment në lojën e tyre. 

Nëse rezultati i takimit do të vazhdoj të jetë i njëjtë deri në fund, dy skuadrat do i drejtohen shtesave. 

Formacionet zyrtare

Valleta: Benollo, Borg, Pena Beltre, Zerafa, Alba, Santiago, Muskat, Piciolo, Saleh, Fontanela.

Kukësi: Frashëri, Shameti, Alla, Rumbullaku, Melo, Dzaria, Musolli, Zguro, Çyrbja, Shkodra, Plaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat