Habit Balotelli, rikthehet në stërvitje me Nice-n

Futboll

Habit Balotelli, rikthehet në stërvitje me Nice-n

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 21:54
Mario Balotelli

Mario Balotelli i befasoi të gjithë pasditen e sotme, teksa u paraqit në ambientet e klubit të Nices, për të zhvilluar fazën përgatitore.

Sulmuesi italian ishte larguar në përfundim të sezonit nga Nice dhe nuk u paraqit në grumbullim, më datë 2 korrik.

Kjo bëri që trajneri i francezëve, Patrick Vieira të reagonte ashpër ndaj Balotellit, duke e cilësuar si të papërgjegjshëm për veprimet që bënte.

Gjithsesi Supermario tashmë është duke kryer stërvitje të personalizuar derisa të arrijë formën e shokëve të skuadrës, që janë rreth dy javë më të avancuar me përgatitjet.

Nuk dihen ende shkaqet që bindën Balotellin të rikthehet te Nice, por mungesa e ofertave duket se ka bërë që sulmuesi të rimendohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat