Drita zyrtarisht mëson kundërshtarin në Europa League, ja kur zhvillohen dy ndeshjet

Futboll

Drita zyrtarisht mëson kundërshtarin në Europa League, ja kur zhvillohen dy ndeshjet

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 22:48
Viktor Kuka

F91 Dudelange nga Luksemburgu është kundërshtari i Dritës në Europa League.Drita dhe F91 Dudelange i ka dhënë lamtumirën aventurës në Champions League. Skuadra shqiptare u eliminua nga Malmo me rezultat të përgjithshëm 5-0, kurse ajo nga Luksemburgu u mposht 3-2 nga Vidi FC.

Por, aventura e tyre në Evropë nuk ndalet këtu. Drita dhe F91 Dudelange tani do të luajnë në Europa League, ato do të përballen mes vete me 26 korrik, kurse sfida e kthimit zhvillohet me 2 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat