Dhuron spektakël te Real Madrid, Vinicius e krahasojnë me Ronaldinho

Futboll

Dhuron spektakël te Real Madrid, Vinicius e krahasojnë me Ronaldinho

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 23:49
Braziliani Vinicius

Real Madrid i është rikthyer përgatitjeve pas pushimit veror. Braziliani Vinicius është një prej fytyrave të reja te “Los Blancos”, që i është bashkuar klubit madrilen pasi mbushi moshën madhore më datë 12 korrik, kohë nga kur ai mund të ishte zyrtarisht pjesë e kampionëve në fuqi të Europës. Pasi kaloi testet mjeksore të detyrueshme, ishte koha që të vishte këpucët dhe të niste stërvitjen me shokët e ekipit të ri.

Dhe shumë shpejt ai shfaqi klasin që trashëgon dhe që pat dëshmuar gjatë eksperiencës së tij te Flamengo. Pikërisht gjatë seancës stërvitore ai mori një pasim me themër nga Dani Ceballos dhe VInicius nga ana e tij ia ktheu topin duke bërë një mur, pa e parë fare atë, duke u kujtuar të gjithëve lëvizjet e Ronaldinhos. Kaq mjaftoi që në Brazil të gjithë ta krahasojnë yllin e Real Madrid me ish-legjendën e Barcelonës dhe Milan, një idhull në Rio de Janeiro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat