Juventus panifikon edhe një blerje të madhe në La Liga

Futboll

Juventus panifikon edhe një blerje të madhe në La Liga

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 07:04
Diego Godi

Juventus e ka shumë seriozisht për Diego Godín. Pas blerjes së bujshme të Cristiano Ronaldos, kampionët e Italisë po kërkojnë për një qendërmbrojtës cilësor dhe duket se janë të bindur që uruguaiani është kandidati më i mirë.

Plani i bardhezinjve është që të ofrojnë një kontratë afatgjatë për Godin, me skadencë në vitin 2021, kur futbollisti i Atletico Madrid të mbushë 35 vjeç.

Referuar “Sportitalia” është insistimi i drejtorit Paratici për të finalizuar nënshkrimin me Godin.

Aktualisht Godin ka një kontratë me Atletico Madrid që skadon në vitin 2019 dhe rojiblancos duan të rinovojnë, por tani Juventus ka ndërhyhrë me një propozim serioz për futbollistin e ekipit spanjoll.

Klauzola për transferimin e Godin është fiksuar në 20 milionë euro dhe pagesa e asaj shume do të evitonte çdo negociatë me Atletico.

Juventus po përgatit një projekt të fuqishëm dhe kupton se mund t’i japë uruguaianit çfarë ai dëshiron, si në sport, ashtu edhe financiarisht përmes kontratës.

Qendërmbrojtësi është futbollist shumë i rëndësishëm për trajnerin Simeone dhe kapiteni i Atletico Madrid, por njëherësh edhe në dilemë për të ardhmen e tij, i ndërgjegjshëm se nuk ka shumë oferta dhe kontrata tunduese mbi tavolinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat